Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha pret që të gjitha fuqitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Berlini paralajmëroi se do të ketë pasoja nëse ky vendim nuk zbatohet.
“Tani politikanët duhet të veprojnë në mënyrë urgjente që t’i japin fund kësaj krize gati gjashtëmuajshe. Ne presim një zgjidhje të shpejtë, brenda afatit [të Kushtetueses] dhe u bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të veprojnë drejt një kompromisi. Dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”, u tha në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë dërguar Radios Evropa e Lirë.