Një mesazh interesant ishte shfaqur në tribunat e “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëria-Ishujt Faroe, e cila përfundoi me rezultat 0:0.
“Zoti është shqiptar”, është mesazhi i cili u shpalos nga tifozët shqiptarë. Nuk dihet qëllimi i shpalosjes së këtij baneri. Fotografia është bërë virale në rrjet duke ngjallur edhe reagime të shumta, shkruan Korrespodenti.
Një ndër personat që ka reaguar lidhur me vendosjen e këtij baneri, është edhe imami nga Shkupi, Omer Bajrami, i cili, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, personat që e kanë vendosur këtë baner i ika quajtur mendjelehtë.
“Allahu na ruajtë nga ajo që veprojnë mendjelehtët!”, ka shkruar imami nga Shkupi, Omer Bajrami në facebook-un e tij.
Po ashtu, edhe imami Labinot Maliqi iu ka reaguar tifozëve “Kuq e Zi” për shkak të një mbishkrimi që po mbanin në duar, gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe.
Është pikërisht parulla “Zoti është shqiptar”, që e ka shtyrë imamin të reagojë, përkatësisht të citojë disa ajet kuranore për ata që sipas tij shpifin ndaj Allahut. /Korrespodenti