Alarmohet Jordania, raketat e Iranit dhe Izraelit fluturojnë mbi qiellin e saj

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Jordani, duke paralajmëruar qytetarët për hyrjen e mundshme të raketave ose dronëve në hapësirën ajrore jordaneze dhe duke i nxitur ata të ndiqnin udhëzimet.

Bëhet e ditur se autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë afër shtëpive të tyre dhe të shmangin hapësirat e hapura gjatë alarmit, derisa ai të përfundojë.

Sipas një burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura jordaneze, aeroplanët luftarakë jordanezë dhe njësitë e mbrojtjes ajrore kapën raketa dhe dronë të shumtë që hynë në hapësirën ajrore.

Burimi deklaroi se forca ajrore po vepron në një nivel të lartë gatishmërie për të mbrojtur qiellin e Jordanisë dhe për të siguruar qytetarët e saj.

Ndryshe, masat vijnë pas sulmeve me raketa midis Izraelit dhe Iranit.

Jordania ka pasur frikë se raketat mund të binin brenda territorit jordanez, duke përfshirë zonat e populluara, duke paraqitur një kërcënim potencial për civilët.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here