Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zëvendësojnë Alexandru Sashi Kasanof, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, me Colleen Hyland, e cila është drejtoreshë aktuale e Zyrës për Evropën Jugperëndimore, raporton Al jazeera Balkans,përcjell Gazeta Express.
Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul dhe Prishtinë.Në Kosovë, ajo ka shërbyer si zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.