Aksioni për kapjen e grabitësve: Ky është i arrestuari tjetër, pronar i një argjendarie në Prishtinë

Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, javën e kaluar suharekasit u zhvillua në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një po kërkohet.

I dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, vëllai i tij po kërkohet, ndërsa dy të dyshuarit që u arrestuan janë Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në mesin e të arrestuarve dyshohet se është edhe Trim Baraku, pronari i një argjendarie në Prishtinë.

I njëjti po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së armatosur.

Një i vrarë, një polic i plagosur, shtatë të arrestuar dhe një i dyshuar në arrati është bilanci total i këtij rasti, për të cilin sot pati të gjerë policor.

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe u zhvilluan bastisjet.

Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, i dyshuari kryesor, tashëm i ndjerë, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Zyrtarët policorë, sipas Polciisë, në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë të njëjtitn, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, në mesin e të cilëve Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër, vëllai i të vrarit, Korab Gashi, ende gjendet në kërkim policor.

Zyrtarit policor, që pësoi plagë i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Ashtu siç raportoi Sinjali, personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here