Pjesëtarë të Policisë së Kosovës hynë sot në objektin e Kryqit të Kuq në Liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Këtë e ka konfirmuar Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani për Indeksonline tha se policia vetëm i ka asistuar ndërmarrjes “Ibër Lepenci” për të hyrë në objektin e Kryqit të Kuq me kërkesë të Ndërmarrjes “Ibar-Lepenc”.
“Operacioni mbaroi, gjithçka shkoi mirë, ne vetëm kemi asituar me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër lepenci””, tha shkurt Elshani.