Aksidenti me fatalitet në afërsi të MASHT-it, Policia jep detajet e fundit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetarë, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Lajmin për ATV-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ekipet e Forenzikes kanë larguar trupin e pajetë të të aksidentuarit para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here