Aksident tragjik në rrugën Meka–Medinë: 45 pelegrinë vdiqën gjatë udhëtimit për Umra

45 pelegrinë indianë vdiqën pasi autobusi në të cilin udhëtonin u aksidentua pranë Medinës në Arabinë Saudite, me vetëm një të mbijetuar.

Shumica e viktimave ishin nga Hyderabad-i, në shtetin jugor të Telanganës.

Sipas qeverisë së Telanganës, e cila publikoi një deklaratë të cituar nga BBC, pelegrinët po udhëtonin nga qyteti i shenjtë i Mekës drejt Medinës kur ndodhi aksidenti.

Ata kishin shkuar në Arabinë Saudite për pelegrinazhin Umrah, një formë më e shkurtër e Haxhit, pelegrinazhit të madh islam.

Sajjanar bëri të ditur se në aksident ishte përfshirë edhe një cisternë nafte, por nuk ofroi detaje të tjera.

Kryeministri indian Narendra Modi, në një postim në X, u shpreh se ishte “thellësisht i tronditur” nga lajmi dhe se autoritetet indiane po qëndrojnë në kontakt të afërt me zyrtarët sauditë.

“Ambasada jonë në Riad dhe Konsullata në Xheda po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme,” shtoi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME