Një aksident trafiku është regjistruar mesditën e së enjtes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas pamjeve të publikuara nga “Suhareka Online”, një veturë shihet të jetë rrokullisur.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të kuptuar më shumë rreth rastit në fjalë, por sipas raportimeve, nuk ka të lënduar.