Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh, në Llozicë të Malishevës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar.
“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”.