Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Mazgit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:00 dhe në aksident janë përfshirë dy kamioneta.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar për Telegrafin se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.
“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha./Telegrafi/