“Ai po e lë garën” – Del video e Trump duke e sharë Bidenin dhe Harris: Janë një grumbull mbeturinash

Një video e Donald Trump ku ish-presidenti mburret se e ka dominuar debatin e javës së kaluar dhe e ka bërë Joe Biden që të bindet se duhet ta braktisë garën për zgjedhjet presidenciale të nëntorit po bën bujë në rrjetet sociale.

Në videon e cila u regjistrua në një fushë golfi, Trump dëgjohet duke i sharë rivalin e tij në garë por edhe zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se do ta zëvendësojë Bidenin si kandidate e Demokratëve.

Trump e quan Bidenin një “grumbull të vjetër mbeturinash”. “Ai po tërhiqet nga gara. E nxora prej saj dhe kjo do të thotë se tani kemi Kamalan”, dëgjohet të thotë Trump. “A mund ta imagjinoni këtë duke negociuar me Putinin dhe presidentin e Kinës që është një njeri i fuqishëm, një njeri shumë i ashpër?”, pyet me ironi ai anëtarët e stafit të tij.

Pak pas publikimit të kësaj video ka reaguar edhe kampi i Joe Biden.

“Jo Donald. Ajo që është e keqe është heqja e të drejtës së grave, e keqja është humbja e zgjedhjeve dhe thirrja e turmës për ta sulmuar Kapitolin, e keqja është të mos i paguash taksat e tua”, thuhet në reagimin e ekipit të fushatës së Biden.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights