Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i përkohshëm i vendit të mërkurën.

Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Qaidan është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Emërimi i tij erdhi pasi ish-kryengritësit anuluan Kushtetutën ekzistuese, duke thënë se një e re do të hartohej së shpejti.

Njoftimi u bë nga zëdhënësi për sektorin e ri të operacioneve ushtarake të qeverisë de fakto të Sirisë, kolonel Hassan Abdul Ghani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Al-Sharaa pritej të shfaqej në një fjalim televiziv pas takimit, por nuk e bëri këtë menjëherë dhe mbeti e paqartë nëse do ta bënte.

Mekanizmi i saktë sipas të cilit ai u zgjodh president të përkohshëm nuk ishte gjithashtu i qartë.

Al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed Al-Jolani udhëhoqi ofensivën e rrufeshme që rrëzoi Asadin në fillim të dhjetorit.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur më parë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e Al-Sharaas, por e anuluan atë muajin e kaluar pasi një delegacion amerikan vizitoi Damaskun dhe u takua me të.

Vendet perëndimore, megjithëse kanë lëvizur për të rivendosur lidhjet me Damaskun pas përmbysjes së Assadit, janë ende disi të kujdesshëm ndaj sundimtarëve të rinj islamikë të Sirisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here