Inteligjenca gjermane paralajmëroi të hënën, më 13 tetor, se Rusia është gati “të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n”, një kërcënim që mund të ndodhë para vitit 2029.
“Në Moskë, besohet se ka shanse realiste për të zgjeruar zonën e saj të ndikimit drejt perëndimit dhe për ta bërë Evropën, e cila është ekonomikisht shumë më e fuqishme, të varur nga Rusia.
Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të hezitojë, nëse është e nevojshme, të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n”, tha Martin Jäger, president i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), gjatë një seance dëgjimore para komitetit të kontrollit parlamentar në Bundestag në Berlin, shkruan AFP.