Agim Veliu refuzon t’i futet garës për deputet: Strategji për mbijetesën e tyre politike

Agim Veliu, ka deklaruar se refuzon të jetë pjesë e listës për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, ndonëse ishte propozuar nga dega e partisë në Podujevë.

Veliu tha se më herët kandidatura e tij ishte refuzuar nga lidershipi i partisë, ndërsa tani është propozuar pa konsultim. Ai kritikoi drejtimin aktual të LDK-së, duke thënë se partia është larguar nga identiteti i saj institucional dhe shtetformues.

Sipas tij, ndryshimet në qëndrime lidhen me “strategji për mbijetesë politike”, ndërsa theksoi se nuk largohet nga LDK-ja, por refuzon të jetë pjesë e një projekti që, sipas tij, dëmton karakterin e partisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME