Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur në Nju Jork lidhur me çështjet e sigurisë.
Rutte ka përsëritur se nuk duan të shohin një vazhdim të këtij modeli të rrezikshëm nga Rusia.
“Aleatët gjithashtu vazhdojnë të bëjnë ushtrime, për të siguruar që jemi gati për çfarëdo kërcënimi që mund të përballemi”, tha i pari i NATO-s.
Edhe tani, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R Ford, është në afërsi dhe po bën ushtrime me aleatët në të gjithë kontinentin”, shtoi Rutte.
Në anën tjetër, SHBA-të janë zotuar të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s nëse vlerësojnë se po rrezikohet nga ndonjë ndërhyrje.