Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar të martën aderimin më të ri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Kurti tha që listës së tij zgjedhore do ti bashkohet edhe Adelina Tërshani.
Ajo përvec që ka studiuar në Itali, ka zhvilluar edhe veprimtari politike. Tërshani ka takuar atje presidentin e Italisë Sergio Mattarella me të cilin kanë biseduar për zhvillimet më kryesore në Kosovë e Itali.
Kryeministri Kurti tha se Tërshani me formim akademik në Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve, studime të kryera në Itali, ajo përfaqëson një zë intelektual dhe kritik që e pasuron programin tonë për drejtësi shoqërore. Përmes angazhimit të saj në institucione dhe artit si formë rezistence, Adelina do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës.
Ai shtoi se si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.


