Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka premtuar krijimin e një SPAK-u në Kosovë
Pas skandalit me vëllain e shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Abdixhiku ka reaguar në Facebook.
Sipas Abdixhikut, fatin e provojnë familjarët e pushtetarët, duke bërë krahasime me reagimin e Dalipit i cili kishte thënë se vëllai i tij e ka provuar fatin.
“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!”, thuhet në postimin e Abdixhikut.