Abdixhiku i tha “qyqan”, Xhafer Tahiri i kundërpërgjigjetet: Lideri i mirë nuk e “kallë” shtëpinë e tij

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti atë “qyqan” .

Në emisionin Debat Plus, Abdixhiku tha se marrëveshja e Tahirit me Lëvizjen Vetëvendosje është “e pavlefshme” për LDK-në dhe se kjo çështje nuk ka rëndësi për partinë.

“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në, sepse jemi në betejë në nëntë komuna të tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë sepse kemi dalë të tretit. Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan,” tha Abdixhiku, duke shtuar se “për punët e shtëpisë merremi vetë” dhe se vendimi përfundimtar do të merret më 10 nëntor.

Pas këtyre deklaratave, Tahiri reagoi përmes një postimi në Facebook, ku tha se “lideri i mirë nuk e kallë shtëpinë e tij”.

“Për të vërtetën, me fakte, për marrëveshjet nën tavolinë dhe çdo gjë tjetër, nesër mbrëma në Kanal 10, ora 21:00. Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!”, shkroi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME