Abdixhiku i kundërpërgjigjet publikisht Kurtit: Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ftesës për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.Në një postim në Facebook, Abdixhiku u shpreh se fjalët kanë peshë, sidomos kur diskursi fillimisht është negativ.

Duke e ftuar Kurtin të mbajë përgjegjësi për fjalët me të cilat i ishte drejtuar opozitës në largim, Abdixhiku thotë se në LDK, fjala është përgjegjësi, zotim dhe besë.

“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, shkroi Abdixhiku.

Ai tha se LDK-ja e pret dhe e mbështetë konstituimin e Kuvendit më 15 prill, dhe se të njëjtën nuk do ta pengojë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here