A janë 28 mijë dëshmorë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nika: Historianëve sot ju takon të thonë të vërtetën

Përmes lëvizjes Nacionalçlirimtare, në 1944 Shqipëria arriti që të çlirohej nga pushtuesit nazifashistë, por pas Luftës së Dytë botërore u vë në një regjim të ashpër diktatorial.

Ajo çka i lidh bashkë këto dy momente historike, është roli i Enver Hoxhës.Orientimi që iu dha luftës ka qenë një orientim i drejtë. Kalimi nga lufta guerile nëpër qytete në luftën partizane shtrirë në të gjithë territorin e vendit, në kthimin e çetave partizane në brigada dhe më tej në korpuse ushtarake pra formacione shumë të mëdha luftarake. Nga ana tjetër shtrirja e qëndresës antifashiste jo vetëm në jug të Shqipërisë por dhe në veri të Shqipërisë dhe vajtja pastaj edhe më tej, dëbimi dhe ndjekja e pushtuesit gjerman deri në trojet tona përtej kufijve në Kosovë, të gjitha këto kanë qenë lëvizje të duhura të cilat edhe historianët e huaj (Rexhinald HIBERT) që ka qenë ushtarak, ai i quan këto lëvizjet e ushtrisë partizane lëvizje strategjike, gjeniale madje përdor këtë fjalë“-shprehet Pëllumb Xhufi për “Exlusive”.

“Roli i tij gjatë luftës, duhet vlerësuar në dy anë: në të ndejturën e tij dhe dhënies së urdhrave me ata që luftonin në terren. Nuk luftoi në terren as edhe një ditë. Gjatë luftës dhe deri në 1948 ai ka qenë në mënyrë tërësore nën ndikimin jugosllav pa asnjë pikë dyshimi. Figura e tij ndahet në dy periudha, në periudhën kur ishte asgjeja para 1941, në periudhën kur fillon të bëhet diçka por gjithmonë nën një hije dhe tutelë të huaj dhe në periudhë kur do të marri hovin e madh që ai i dinte të gjitha, me të kishte lindur gjithçka. Një indoktrinim i njerëzve i frikshëm”-tregon Nevila Nika.

Në historinë e Shqipërisë, një nga episodet që mbart rëndësi të madhe është Lufta e Dytë Botërore. Vuajtjet njerëzore e shtëpitë e shkatërruara kanë qenë rrënuese. Ende sot kësaj dite diskutohet për dëshmorët e rënë. A janë vërtet 28 mijë dëshmorë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore?

“Ka 28 mijë dëshmorë padyshim sepse këtu e kam një libër të një autori anglez Tony Jad, shumë I njohur britanik i cili e përfshin Shqipërinë bashkë më Jugosllavinë si dy vende që kanë pasur numrin më të madh të viktimave gjatë Luftës së dytë botërore për numër të popullsisë. Pra ne jemi edhe për pjesëmarrje ndër katër të parët, edhe për numrin e viktimave jemi gjithashtu ndër të parët. Dua të them dhe diçka që kur u bë Konferenca e Paqes në 46 në Paris, ku shkoi në emër të qeverisë shqiptare Enver Hoxha, Mitat Frashëri që ishte në emigracion, çoi një letër për konferencën ku thotë jo 28 mijë por thotë 30 mijë dëshmor të kësaj lufte“-tregon Xhufi.

“Sipas llogarive që janë bërë rezulton që nuk janë aq (28 mijë dëshmorë). Është një shifër që është paraqitur në konferencat e paqes për dëmshpërblimet e luftës. Nuk është q. nuk është se është dhe pak për popullsinë që ishim ne se 800 mijë banorë ishe ne. Nuk janë aq, disa mijëra janë por jo 28 mijë. 28 mijë është një shifër e debatuar, po të numërosh në varrezat e dëshmorëve nëpër qytete nuk rezulton aq. Ka jo pak shtrembërime në këtë rast. Historianëve sot ju takon që të thonë të vërtetën, atë që gjejnë”-tregon Nika.

Intervista është zhvilluar nga gazetarja Doris Sallaku.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here