Përfaqësuesi i Karolinës së Jugut, Joe Wilson, po harton një projektligj që do t’ia mundësojë Donald Trumpit të shfaqet në një kartëmonedhë të re prej 250 dollarësh.
Ligjvënësi republikan prezantoi një ilustrim të portretit të Trumpit në kartëmonedhën e propozuar, duke pretenduar se “Bidenflacioni” – ku inflacioni arriti kulmin prej 9.1 për qind në vitin 2022 gjatë administratës së mëparshme – i ka detyruar amerikanët të mbajnë më shumë para në dorë.
“Jam mirënjohës që mund të njoftoj se po hartoj një projektligj që urdhëron Byronë e Gdhendjes dhe Shtypjes të dizajnojë kartëmonedhën 250 dollarëshe me imazhin e Donald J. Trump-it. Bidenflacioni ka shkatërruar ekonominë, duke detyruar familjet amerikane të mbajnë më shumë para me vete. Kartëmonedha më e vlefshme për presidentin më të vlefshëm!”, shkroi Wilson në platformën X.
Grateful to announce that I am drafting legislation to direct the Bureau of Engraving and Printing to design a $250 bill featuring Donald J. Trump. Bidenflation has destroyed the economy forcing American families to carry more cash. Most valuable bill for most valuable President! pic.twitter.com/v4glGOB2z3
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) February 25, 2025