7 C
Pristina
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

A do të jetë kandidat për President ai apo dikush nga familja Jashari?-Tregon Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur për zhvillimet dhe takimet e Kurtit me partitë e tjera për çështjen e Presidentit.

Konjufca gjatë një konference për media tha se emri i tij “nuk besoj se është shtruar” gjatë takimeve.

“Kur liderët e partive politike si opozitë po edhe si mazhorancë ulen dhe dikutojnë për orë të tëra për procesin që e kemi përpara kjo është një lajm i mirë për Kosovën.

Jo unë nuk mendoj që është shtruar në këtë kontekt, po ta kishte qasjen mazhoranca që ta propozoj një president të lëvizjes Vetëvendosje unë mendoj që është qajo që thash që po dojna me shmang. Kjo është me qit opozitën para aktit te kryer, ju do ta kuptoni se ky nuk është qellimi I mazhorances”, tha Konjuca.

Ndërsa i pyetur nëse e mbështet Vjosa Osmanin edhe për një mandat dhe a do të jetë dikush nga familja Jashari kandidat për president, Konjufca iu shmang përgjigjes.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME