Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”: Nga 100 euro për pensionistët, punëtorët privatë, fëmijët dhe studentët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për disa kategori.

Kurti, në deklarimin e tij, ka folur edhe për pakon e mëhershme kundër inflacionit, duke thënë se ajo ishte dërguar në Kuvendin e Kosovës, por, sipas tij, u bllokua nga opozita.

“Pakoja për përballje me inflacionin u dërgua në Kuvendin e Kosovës, por që opozita vendosi që ta bllokojë, pasi u dashtën 2/3 e votave në Kuvend për ta kaluar këtë vendim”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se i ka kërkuar Ministrit të Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi për masa që synojnë zbutjen e ndikimit të inflacionit.

“Por, unë kam kërkuar nga Ministri i Financave, që të shfrytëzojë çdo mundësi që të përballemi me inflacioni”, ka thënë ai.

Duke prezantuar pakon e re të miratuar në Qeveri, Kurti bëri të ditur se ajo parasheh nga 100 euro mbështetje për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

“Sot kam kënaqësinë që të ju informoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0 dhe si vijon: Mbështetje 100 euro për pensionistët, mbështetje prej 100 për punëtorët e sektorit jo-publik, 100 euro mbështetje për fëmijët, 100 për studentët aktivë”, ka deklaruar Kurti.

“Meqenëse për fëmijët dhe pensionistët nuk do të ketë nevojë për aplikim sepse i kemi listat e përfitueseve tashmë, do të synojmë që pagesat e menjëhershme për familjet përfituese t’i bëjmë në fillim të javes që vjen para festes së bajramit.

Kurse për të punësuarit e sektorit publik dhe studentët jam njoftuar nga ministi i finacave se nevojitet procedur aplikimi e cila do të hapet në javen e ardhshme”, shtoi Kurti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME