Rrëshqitja e dheut te “Malush Kosova”: Përparim Rama kërkon pezullimin e menjëhershëm të inspektorëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes së dheut në rrugën “Malush Kosova”, duke njoftuar masa të menjëhershme ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Përmes një postimi në facebook, Rama ka bërë të ditur se ka kërkuar pezullimin nga detyra të inspektorëve të përfshirë në këtë rast, deri në përfundim të hetimeve.

Rama ka theksuar se ekipet e Kryeqytetit dhe Policia ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas tij, është kërkuar edhe fillimi i një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim apo neglizhencë të mundshme. Ai paralajmëroi se nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të rënda, duke përfshirë largim nga puna dhe ndjekje penale.

“Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve!Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës!Nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale”, ka shkruar Rama.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME