Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion ushtarak masiv me emrin e koduar “Epic Fury” direkt kundër territorit të Iranit.
Ky sulm shënon një shkallëzim të paprecedentë, ku bombarduesit strategjikë B-2 Spirit janë përdorur për të goditur mbi 900 objektiva strategjikë brenda vetëm 12 orëve të para. Operacioni synoi bazat e raketave balistike, fabrikat e prodhimit të dronëve dhe qendrat kryesore të komandimit të Gardës Revolucionare (IRGC) në Teheran dhe qytete të tjera kyçe.
Përdorimi i B-2 në këtë rast ishte vendimtar për të penetruar sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-400 që Irani ka vendosur rreth pikave të tij më të rëndësishme. Pentagoni ka bërë të ditur se janë përdorur municione precize dhe bomba “bunker-buster” për të asgjësuar arsenalin nëntokësor që kërcënonte sigurinë në Lindjen e Mesme dhe rrugët detare.
Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, pasi Irani është përgjigjur me breshëri raketash drejt bazave amerikane në rajon dhe drejt Izraelit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në të dyja anët./Korrespodenti
