Kampionët e Kosovës “Pushtojnë” Gjirokastrën! Ja çfarë kërkojnë shahistët nga të dyja anët e kufirit

Një grup shahistësh nga Kosova morën pjesë në Festivalin e Shahut “Gjirokastër 2025”.

Shahistët kosovarë spikatën me rezultatet sportive dhe u ndjenë të emocionuar nga pjesëmarrja në këtë event.

“Kurioziteti është i veçantë, kam ndjenja shumë të mira dhe me dëshirë kam ardhur 500 km prej Prishtinës vetëm për të luajtur shah. Vitin e kaluar jam shpallur kampion mbarëkombëtar dhe këtë vit synimi është të arrij ta mbroj titullin. Dje arrita të shpallem kampion mbarëkombëtar në Rapid, ndërsa sot akoma zhvillohet Kampionati mbarëkombëtar në Blitz, ku shpresoj të arrij të triumfoj dhe të dal i pari,” thotë Gëzim Bytyçi.

Shahistët kosovarë apelojnë për organizimin e sa më shumë aktiviteteve sportive të përbashkëta mes Kosovës, Shqipërisë dhe Gjirokastrës.

“Realisht duhet të shtohet bashkëpunimi ndërmjet federatave tona edhe të bëhet edhe më masiv. Sa më shumë bashkëpunim ka, aq më i lartë është niveli i turneut. Shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë gjithashtu të mirëseardhura,” thotë Muhamet Saraçi, kampion nga Kosova.

Gjatë një jave, në Festivalin e Shahut morën pjesë rreth 200 sportistë të moshave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.

Organizime të tilla i shërbejnë masivizimit të sportit të shahut dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME