Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, e njohur tashmë si entuziastja e Edi Ramës në koridoret e Brukselit, ditën e sotme doli hapur në mbrojtje të kryeministrit gjatë deklaratës së saj në Tiranë, në lidhje me masakrën zgjedhore të 11 majit, ku sipas saj ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo deklaratë skandaloze solli shumë reagime nga analistë dhe opozita, duke i kujtuar zonjës Kos, se farsa elektorale e 11 majit është e shkruar e zeza mbi të bardhë nga raportet e OSBE/ ODIHR dhe Komisionit Europian, ku dënohet ndërhyrja e shtetit në zgjedhje dhe bërja njësh e shtetit me partinë Socialiste, përdorimi i burimeve shtetërore, mbi 4 mijë shkelje ligjore për inagurimet e ndaluara 6 muaj para zgjedhjeve, sistemin kriminal të patronazhistëve, si dhe ndërhyrjen e bandave kriminale, duke përzgjedhur kandidatët e tyre në këto zgjedhje.
Por e kaluara e Kos, prejardhja e së cilës është nga Sllovenia, është denoncuar nga kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Slloveni, Romana Tomc, për një histori me hije të së kaluarës së saj, për lidhje të dyshuara me UDBA-në, policinë sekrete të ish-Jugosllavisë.
Këto denoncime të bëra në Slloveni nga klasa politike sllovene dhe të publikuara nga nova24tv, e bëjnë Marta Kos, jo thjesht një Komisionere e radhës e BE-së, por një figurë e diskutueshme që përmbledh në vetvete tensionet mes Lubjanës, Brukselit dhe historisë së pashlyer të shërbimeve sekrete jugosllave.
Artikulli i plotë:
Marta Kos është e para komisionere e BE-së që ka patur një të shkuar me shërbimet sekrete jugosllave.
Si e tillë kandimi i saj për Komionere e BE-së u shoqërua me një stuhi të vërtetë politike në Lubjanë dhe Bruksel. Kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Slloveni, Romana Tomc, e ka cilësuar këtë zgjedhje si “krejtësisht të papranueshme” dhe “problematike” për PPE-në, duke ngritur dyshime mbi të kaluarën e Kos dhe mbi aftësitë e saj për të përballuar një rol të tillë ekzekutiv.
Sipas Tomc, Kos jo vetëm që nuk ka përvojën e nevojshme menaxheriale për të marrë një detyrë të këtij niveli, por mbart edhe një hije të së kaluarës: lidhjet e dyshuara me UDBA-n, policinë sekrete të ish-Jugosllavisë. Për të ilustruar skandalin, ajo bëri një krahasim të fortë: “A mund ta imagjinoni që në Gjermani të propozohej një ish-bashkëpunëtor i STASI-t si komisioner?”.
Ky kundërshtim ka nervozuar edhe eurodeputetë të tjerë, që shprehën kontestime të forta kur u propozua Kos, duke theksuar se po riktheheshin njerëz me lidhje të errëta në zemër të institucioneve europiane.
Procesi i emërimit të saj u kthye në një përplasje të hapur politike në Slloveni.
Fillimisht, qeveria kishte propozuar Tomaž Vesel, ish-kryetar i Gjykatës së Auditorëve, por në minutën e fundit u tërhoq dhe u zëvendësua me Marta Kos. Kjo kthesë e papritur, që ndodhi pas presionit të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për të dërguar një grua, ndezi akuzat e opozitës për mungesë transparence dhe përulje të kryeministrit Robert Golob ndaj Brukselit.
Kundërshtimi ndaj Kos ishte aq i fortë sa opozita sllovene kërkoi shpjegime se pse Vesel hoqi dorë, ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar, Franc Breznik, shtyu seancën dëgjimore për Kos deri në dy javë, për të kërkuar sqarim të rrethanave. Për PPE-në sllovene, fajtor për këtë ngërç u cilësua kryeministri Golob, të cilin Tomc e quajti “kryeministri më i dobët në BE” dhe tërësisht i kontrolluar nga Von der Leyen.
Ky bllokim vuri në pikëpyetje jo vetëm imazhin e Sllovenisë, e cila mund të shihet si “shqetësuese” e Unionit, por edhe planet e vetë Komisionit për shpërndarjen e portofolave.
Në këtë skenë të tensionuar, spikat edhe një detaj interesant: Marta Kos është e njohur për simpatinë e saj për kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin gajaset shpesh nëpër takime ndërkombëtare. Një ish-agjente e shërbimit sekret jugosllav dhe një adhurues i Vuçiçit, siç është Rama, thonë shumë gjëra.
E shkuara e saj e errët dhe preferencat okulte të së tashmes shpjegojnë qartë pse emri i saj ngjall jo pak reagime në qarqe të ndryshme europiane vazhdimisht, edhe tani që ajo është në atë funksion të lartë të Brukselit.
Me pak fjalë: Marta Kos, nuk është thjesht një Komisionere e radhës e BE-së, por një figurë e diskutueshme që përmbledh në vetvete tensionet mes Lubjanës, Brukselit dhe historisë së pashlyer të shërbimeve sekrete jugosllave.
