Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili kishte kryer disa vjedhje në 2 supermarkete në Tiranë.Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, vunë në pranga shtetasin A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.