2500 vjet histori detare që përfundon gjithmonë në fund të detit: Kronika e dështimeve të flotës iraniane

Historia detare e Iranit është një kronikë 2500-vjeçare që luhatet mes dominimit absolut dhe shkatërrimeve katastrofike. Gjithçka nisi rreth vitit 500 p.e.s., kur mbretërit e parë persë, Dari i Madh dhe Kserksi, ndërtuan flotën më të fuqishme të botës antike me qindra anije trirema.

Megjithatë, po në këtë periudhë ndodhi edhe sulmi i parë i madh ndaj tyre në Betejën e Salaminës (480 p.e.s.), ku grekët arritën të asgjësonin pjesën dërmuese të flotës perse përmes një prite në kanale të ngushta, duke shënuar humbjen e parë historike të Iranit në det.

​Gjatë shekujve që pasuan, marina iraniane pësoi rënie të ndjeshme deri në epokën moderne. Një goditje tjetër e rëndë erdhi në gusht të vitit 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Marina Mbretërore Britanike asgjësoi rreth 300 anije të flotës iraniane brenda pak orësh për të siguruar rrugët e furnizimit me naftë.

Kjo histori humbjesh u përsërit në mënyrë dramatike më 18 prill 1988, gjatë operacionit amerikan “Praying Mantis”. Në këtë ditë, SHBA fundosi fregatën “Sahand” dhe shkatërroi platformat kryesore detare të Iranit si hakmarrje për minat e vendosura në Gjirin Persik, duke e lënë Teheranin pa forcë goditëse detare për vite me radhë.

​Sot, në mars të vitit 2026, jemi dëshmitarë të një tjetër kapitulli të përgjakshëm. Operacioni i fundit amerikan i koduar “Epic Fury”, i zhvilluar vetëm pak ditë më parë, ka shënuar goditjen më të rëndë të këtij shekulli ndaj forcave detare iraniane. Raportohet se rreth 9 anije luftarake janë shkatërruar, përfshirë edhe mbytjen e anijes kryesore “IRIS Dena” përmes raketave të lëshuara nga distanca. Ky varg sulmesh, që nis nga antikiteti e deri te ngjarjet e kësaj jave, tregon se pavarësisht përpjekjeve për t’u rikthyer si fuqi detare, flota iraniane ka qenë historikisht shënjestër e operacioneve asgjësuese nga fuqitë më të mëdha të kohës dhe si e tillë po ngelet deshmi e brisht kenologjike pavarsisht sasisë në numer dhe ashpersisë në pamje./Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME