Anëtari i partisë Luan Gacaferi ka publikuar një reagim lidhur me zhvillimet e fundit politike rreth zgjedhjes së presidentit.
Në postimin e tij, Gacaferi pretendon se kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, garanci që 15 deputetët e kësaj partie të qëndrojnë në sallë gjatë tri raundeve të votimit për presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.
Sipas tij, Kurti ka ofruar nënshkrimet e nevojshme për kandidim, ndërsa ka theksuar se në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota për zgjedhjen e presidentit. Gacaferi pretendon gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka qëndrim të prerë që të mbështesë vetëm një kandidat që vjen nga radhët e saj.
Ai përmend edhe një takim 15-minutësh mes Kurtit dhe Bedri Hamza, si dhe deklarimet e analistit Baton Haxhiu lidhur me qëndrimin e PDK-së.
Postimi i plotë:
Albini i tha Lumirit: Qyre ti djal, çohu tash e shko fol me ata mashqit e granimin tonë, sjellma garancinë se 15 deputetet e LDK’së rrinë në sallë gjatë tri raundeve të votimit, Kosova shpëton pa shkue në zgjedhje prapë!
Bile i tha: Unë kam mjaftushëm deputet për nënshkrime qe ju duhen për të kandiduar, jo një, po dy kandidatëve për president/te, nëse kjo të duhet ty si alibi, për të qëndruar në sallë, prej teje kërkoj veç garanci se 15 deputet tuaj qëndrojnë në sallë, pavarsisht qysh votoni me pro apo me kundër, sepse në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota pro dhe kryhet puna, sepse ju e dini qe Albini i ka 66 vota të sigurta!
PDK e ka ndarë mendjen, ose kandidati i PDK’së, ose ata nuk rrijnë në sallë as për Vjosën e as për ndonjë pjestar të familjes Jashari, hipotetikisht e thënë! E arsyen pse ata nuk rrijnë në sallën e parlamentit gjatë votimit e tregoi shumë kjartë Baton Haxhiu dhe kjo është shumë e vërtet!
E shto pastaj qe takimi i Albinit me Bedri Hamzën ka zgjatur vetëm 15 minuta, aq sa ju ka dasht Bedri Hamzës me i tregu Albinit se ata nuk përkrahin asnjë kandidat tjetër për president përveç nëse vjen nga PDK’ja dhe ku Albini po ashtu i ka thënë JO!
Dy orë takim me Lumirin e tregon vet, pa pas nevojë me bo unë asnjë sqarim!
Lumir po shkuam në zgjedhje je i mbaruar politikisht, po ja sigurove Albinit garancinë për 15 deputet e LDK’së qe rrijnë në sallë edhe e shpëton Kosovën pa shkuar në zgjedhje por edhe vetës ja siguron edhe 4 vite si kryetar i LDK’së!
