Pse italianët nuk shëndoshen edhe pse hanë vazhdimisht makarona

Italianët hanë makarona çdo 3 ose 4 herë gjatë javës.

Pavarësisht zgjedhjeve të tyre dietike, ata e mbajnë peshën e tyre në nivele normale. Blogerja italiane e ushqimit, Elena Davis, ka zbuluar pesë arsye që makaronat mund të mos jenë aq të dëmshme sa ne mendojmë.

Sekreti sipas saj, është te sasia që konsumojnë, mënyra e gatimit dhe aktiviteti fizik pas një pjate makarona.

“Kushtojini vëmendje madhësisë së vaktit. Vaktet e makaronave të servirura në restorantet autentike italiane zakonisht nuk janë më shumë se një e treta e sasisë së porcionit të shërbyer në lloje të tjera restorantesh në mbarë botën. Mishi, peshku ose perimet që vijnë si pjatë shtesë shërbehen pavarësisht nga porcioni i makaronave. Makaronat e gatuara “Al Dente” kanë një indeks glicemik më të ulët. Sa më gjatë t’i gatuani makaronat, aq më pak të dendura bëhen ato dhe aq më i madh rritet ngarkesa glicemike pasi i keni ngrënë. Al dente i referohet momentit të zierjes kur makaronat kanë një strukturë pak më të fortë, përpara se të bëhen plotësisht të buta. Shoqërojini ato me perimet, frutat e detit, bishtajoret, barishtet, vaji i ullirit dhe madje edhe erëzat. Shmangni ëmbëlsirën pas një pjate makaronash për të shmangur ndjenjën e rëndë në stomak. Pasi të keni ngrënë, bëni një shëtitje. Italianët kanë një zakon të preferuar tradicional, i njohur gjithashtu në italisht si “fare una passeggiata”, që do të thotë të bëni një shëtitje pas dhe/ose para vaktit tuaj. Duke ecur, procesi i tretjes bëhet më i qetë, duke shmangur ndjenjën e përgjumjes që zakonisht shkaktojnë karbohidratet. Çdo kënaqësi në jetë ka nevojë për një masë që të mbetet gjithmonë një kënaqësi. Kështu që ju duhet vetëm të zgjidhni makaronat tuaja të preferuara për drekë apo darkë gjatë javës, për aq kohë sa nuk e teproni.”-arsyeton blogerja.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here