Përse ngjyra e verdhë në Kinën Perandorake ishte e ndaluar

Ngjyra e verdhë në Kinën perandorake ishte e ndaluar. Kjo masë ishte marrë pasi ngjyra e Diellit mund të përdorej ekskluzivisht vetëm nga Perandori dhe familja e tij, pasi simbolizonte pushtetin absolut dhe lidhjen me Qiellin.

Natyrisht, ngjyrat kanë domethënie të rëndësishme në bazë të kulturave e traditave, dhe ngjyra e artë në kulturën aziatike përfaqëson Dritën, kurajën, pushtetin, forcën, respektin, e mbi të gjitha, Perandorinë.

Përgjatë dinastisë Qing (1616–1912), ky rregull ishte mjaft i rreptë dhe vetëm sovrani mund të vishte ngjyrën e Dragoit, veçanërisht atë brilante e të ndritshme, të realizuar me mendafsh të artë e të zbukuruar me qëndisje artizanale.

Ky rregull nuk shtrihej vetëm për veshjet, por edhe për ndërtimet, ku tjegullat gjithashtu ishin prerogativë vetëm e pallateve mbretërore, si në rastin e Qytetit të Ndaluar, në Pekin. Edhe në shkrim aplikohej i njëjti rregull, ndërkohë që ato antike të familjes imperiale hidheshin vetëm mbi pelhura të mendafshta të kësaj ngjyre.

Këto rregulla të ashpra qëndruan në fuqi për shekuj me radhë, deri në shpërbërjen e perandorisë në shekullin e kaluar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME