Përplasja mes Hasan Zenelit dhe Musa Smajlit eskalon keq – ja çka i tha për Mehmet Locin dhe Nasim Haradinajn

Në emisionin Kojshia Show, vazhduan debatet e ashpra edhe këtë javë. Mysafirë ishin Hasan Zeneli, i njohur si pjesëtar i guerilës së heroit Zahir Pajaziti, dhe Musa Smajli, i njohur si Snajperisti i Kosharës.

Gjatë emisionit, situata eskaloi kur Musa Smajli e akuzoi Zenelin duke i thënë që djali i tij paska qenë shok me djalin e Fatmir Shehollit dhe se, nëse Hasan Zeneli paska qenë aq atdhetar, “pse nuk e ke mbyt me çekiq Shehollin?”.
Ky moment e shokoi Zenelin, i cili reagoi ashpër.

Ai u pyet edhe për Mehmet Locin, dhe në një moment shpërtheu duke thënë:

“Veç Nasim Haradinaj i lig se thojke s’jam pendu që e kam rreh Nasimin… këtë Mehmet Locin, udbashin, e kisha pre me sakic në mes të qytetit!”

Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta brenda studios dhe tensioni vazhdoi deri në fund të debatit.

Për ta parë emisionin e plotë, ndiqeni videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME