Pamje drithëruese: Ariu e zë brenda shpellës producentin duke filmuar

Disa pamje ‘shokuese’ janë publikuar në rrjet kur një publikues i njohur në rrjet po transmetonte nga brenda folesë së zbrazët të një ariu të murrmë, para se predatori të kthehej e ta gjente aty.

Stefan Jankovic, 31 vjeçar nga Serbia, publikoi dy videot e eksperiencës së frikshme teksa raporton se vetëm për një çast arriti t’i shpëtonte predatorit gjigant.

Publikuesi njohur në Instagram shihet që tregon thellësinë e strofkës së baltës, duke shikuar nga hyrja mbi kokën e tij.Por kur kthen kameran koka e madhe e ariut shihet që e vështron dhe bisha nisë ngadalë të hyjë në folenë e tij.

Jankovic vazhdon të filmojë momentin e tensionuar teksa ariu vijon të zbresë me zvarritje në gropë drejt blogerit.

Ariu i murrmë avancon drejt të riut derisa turiri leshtor është pranë fytyrës së Jankovic.

Me një shprehje të shtangur në fytyrë Jankovic qëndron palëvizur duke lënë ariun ta nuhasë atë dhe kameran.

Në njëfarë mënyrë modeli arrin të dalë nga strofka duke kaluar ariun.

“Nuk mund ta besoni çfarë më ka ndodhur”, thotë Janovic më pas në video. “Kalova 24 orë në pyll dhe një ari më sulmoi, pasi shpëtova prej tyre dy të tjerë më dolën përpara”, shton publikuesi.

Personazhi rrjeteve sociale nuk shpjegon sesi ra në situatën me ariun dhe nuk dihet nëse ishte një ari i egër apo i mbajtur në një rezervat.Pamjet kanë marrë 182,000 në rrjetin X, ndërsa shikuesit kishin opinione të ndara mbi ngjarjen, disa prej te cilëve e quanin te rreme.


Një prej tyre shkruante: “Kësaj here ai shpëtoi gjallë por herën tjetër natyra do të bëjë të sajën”.

Një tjetër tha: “Nëse kjo nuk është e rreme, është me fat që nuk përfundoi i bërë copa-copa”.

Një tjetër shtonte: “Duket qartë që ariu e njeh! Përndryshe do t’i kishte këputur kokën!”/DailyMail/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here