Nëse konsumoni këtë lloj peshku do të keni halucinacione deri në tri ditë

Salpa, një peshk që banon në Detin Mesdhe, është një specie e veçantë që tërheq vëmendjen për pamjen e saj të jashtëzakonshme. Me trupin e saj argjendtë dhe vijat e arta që shtrihen përgjatë trupit, si dhe sytë e verdhë, kjo specie është e njohur për bukurinë që i shton deteve mesdhetarë.

Megjithatë, nëse mendojmë se kjo është një specie e pafajshme, gabojmë.
Një lloj specifik i salpës, Sarpa Salpa, është përgjegjës për një fenomen të jashtëzakonshëm. Pas konsumimit, ky peshk mund të shkaktojë halucinacione të fuqishme vizuale dhe dëgjimore. Kjo ndodh për shkak të toksinave të pranishme në trupin e saj, të cilat janë pasojë e dietës së veçantë që ky peshk ndjek.

Sipas Akuariumit të Barcelonës, Sarpa Salpa është e vetmja specie që ushqehet me një algë të veçantë të quajtur Caulerpa taxifolia, ose më njohur si ‘alga vrasëse’. Kjo algë përmban një toksinë të quajtur kaulerpinë, të cilën shumica e kafshëve detare e shmangin. Peshqit, përfshirë salpën, e konsumojnë këtë algë dhe përpunojnë toksinën, duke e shndërruar atë në neurotoksina që grumbullohen në trupin e tyre.

Konsumimi i këtij peshku i ekspozon njerëzit ndaj këtyre toksinave, dhe pasojat mund të variojnë nga simptoma të lehta, si shqetësimet e tretjes, deri te halucinacione më të rënda. Në disa raste, ato mund të zgjasin deri në 36 orë, dhe përfshijnë vizione dhe tinguj joreale që mund të jenë të pashembullt.

Një rast i njohur është ai i një burri 40-vjeçar, i cili përjetoi vizione të zgjatura dëgjimore dhe psikedelike pas konsumimit të këtij lloji peshku, një histori e dokumentuar në revistën ‘Clinical Toxicology’. Po ashtu, një incident tjetër ndodhi në vitin 1982, kur një familje hëngri peshk të pjekur në skarë pa hequr organet e brendshme, dhe rezultati ishte ëndrra të trazuara dhe vizione agresive që shqetësuan seriozisht anëtarët e familjes.

Një tjetër rast i dokumentuar ndodhi në vitin 2002, kur një burrë 90-vjeçar në Saint-Tropez raportoi se ishte torturuar nga ‘kafshë me krahë që bërtisnin’, pas konsumimit të këtij lloji peshku.

Edhe pse fenomeni është i rrallë, efekti halucinogjen i peshkut Sarpa Salpa tregon se duhet të kujdeseni se çfarë konsumoni, veçanërisht kur ato vijnë nga mjedise natyrore që mund të jenë të ndikuara nga toksina. Syri.net-iefimerida

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here