Përditshmëria e ngarkuar nuk na lejon që t’i kushtojmë vëmendje aq sa duhet zakoneve që mund të duken të parëndësishme, por kanë një peshë tek cilësia e jetesës. Sipas ekspertëve, kjo dukuri na ekspozon ndaj stresit të vazhdueshëm, prandaj ata këshillojnë aplikimin e konceptit të reduktimit të dëmit.
Ky koncept fokusohet tek zëvendësimi i këtyre zakoneve të dëmshme, për të shmangur kështu edhe stresin që sjell ndërprerja e menjëhershme e aktiviteteve që janë bërë pjesë e ditës.Duke qenë se shumicën e kohës jemi në lëvizje, për të shkuar në punë, shkollë apo edhe për aktivitet fizik, përzgjedhja e këpucëve është e rëndësishme. Nëse veshim këpucë të papërshtatshme mund të shkatojmë dëmtim të muskujve, ligamenteve e deri tek kockat. Ndaj për të evituar këtë problem reduktimi i dëmit tregon se po të kujdesemi që këmba jonë të jetë e mbështetur mirë dhe në këpucë apo atlete të përshtatshme, shmangim presionin tek gjunjët, ijet apo shpina.
Përditshmëria e ngarkuar nuk na lejon që t’i kushtojmë vëmendje aq sa duhet zakoneve që mund të duken të parëndësishme, por kanë një peshë tek cilësia e jetesës. Sipas ekspertëve, kjo dukuri na ekspozon ndaj stresit të vazhdueshëm, prandaj ata këshillojnë aplikimin e konceptit të reduktimit të dëmit.
Ky koncept fokusohet tek zëvendësimi i këtyre zakoneve të dëmshme, për të shmangur kështu edhe stresin që sjell ndërprerja e menjëhershme e aktiviteteve që janë bërë pjesë e ditës.
Ecni me hapin e kohës
Duke qenë se shumicën e kohës jemi në lëvizje, për të shkuar në punë, shkollë apo edhe për aktivitet fizik, përzgjedhja e këpucëve është e rëndësishme. Nëse veshim këpucë të papërshtatshme mund të shkatojmë dëmtim të muskujve, ligamenteve e deri tek kockat. Ndaj për të evituar këtë problem reduktimi i dëmit tregon se po të kujdesemi që këmba jonë të jetë e mbështetur mirë dhe në këpucë apo atlete të përshtatshme, shmangim presionin tek gjunjët, ijet apo shpina.
Gjumë i mirë për ditë plot produktivitet
E keni vënë re që sa herë që nuk flini mirë apo mjaftueshëm, ditën tjetër jeni të plogësht e pa fuqi? Epo, kjo e ka një arsye të thjeshtë, ju nuk keni lënë trupin të pushojë dhe të karikohet për ditën tjetër. Shkaktarët e zakonshëm të gjumit jo cilësor janë ekspozimi ndaj dritës blu të televizorit apo telefoni, ngrënia e ushqimeve apo konsumimi i pijeve që irritojnë stomakun natën vonë. Ndaj, po të reduktojmë të gjitha këto zakone të dëmshme, sidomos gjatë natës, do të përmirësojmë që në ditët e para cilësinë e gjumit.
Ndahuni miqësisht nga cigarja
Shumë të rritur thonë se cigaret i ndihmojnë që të largojnë stresin. Por, siç e dimë pirja e cigares përkeqëson shëndetin pasi na ekspozon me 6000 substanca të dëmshme që gjenden tek tymi i formuar nga djegia e saj. Edhe pse disa nga ata kanë mundur të heqin dorë, shumica zgjedhin të mos e lënë duhanin. Në këto raste vjen në ndihmë koncepti i reduktimit të dëmit. Teknologjia dhe shkenca moderne ka bërë të mundur prodhimin e alternativave pa tym. Këto pajisje, siç është IQOS, funksionojnë me parimin e ngrohjes, duke shmangur kështu djegien dhe emetimin e 95% kimikateve që gjenden tek tymi i cigares. Pavarësisht se nikotina nuk është element pa risk, pasi krijon varësi, nuk është shkaktare e sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.