Në emisionin Kojshia Show, mysafir këtë herë ishte hoxha shumë i përfolur, Feim Dragusha.
Ai u bë i njohur për rrëfimin e tij prekës, duke pretenduar se hoxha Sabaudin Selimi, imam në xhaminë e fshatit Drobesh të Vitisë, ia mori gruan për bashkëshorte. Emisioni solli reagime të forta, përballje emocionale dhe ndërhyrje të papritura.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, një banor i fshatit Drobesh u lajmërua live për të kundërshtuar Hoxhë Feim Dragushën, duke kërkuar largimin e tij nga xhamia dhe duke e akuzuar rëndë – reagimi i Feimit ishte i menjëhershëm dhe emocional.
Për ta parë këtë moment, shikoni emisionin e plotë në videon më poshtë: