Kryeministrja e Italisë shihet duke ‘rrotulluar sytë’ pas një shaka të Trumpit gjatë takimit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është kapur nga kamerat duke ‘rrotulluar sytë’ pranë Donald Trumpit, ndërsa liderët evropianë u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e ka publikuar portali britanik UNILAD, transmeton Korrespodenti.

Në takim morën pjesë krerët e Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera evropiane, për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.

Takimi u zhvillua pak ditë pasi Trump pranoi se nuk kishte arritur ndonjë pajtim me Vladimir Putinin, megjithëse u takuan së fundmi.

Por ajo që ra në sy ishte Meloni, e cila dy herë gjatë diskutimeve rrotulloi sytë – duke shkaktuar reagime të shumta online.

Herën e parë, kamerat e kapën teksa i rrotulloi sytë ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili theksoi se armëpushimi është thelbësor për kredibilitetin e bisedimeve. Në atë moment, Meloni duket se shfaqi qartë mospajtimin e saj.

Pak më vonë, ajo u pa sërish duke rrotulluar sytë, këtë herë pas një shakaje të Trumpit. Presidenti amerikan tha se qeveritë italiane “nuk zgjasin shumë”, duke kujtuar se Italia ka pasur 68 administrata që nga Lufta e Dytë Botërore. Trump shtoi: “Ti ke qëndruar gjatë dhe do të jesh aty gjatë.”

Meloni qeshi dhe i dha të drejtë, por sapo Trumpi e largoi vëmendjen prej saj, ajo rrotulloi sërish sytë dhe u kthye përpara.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, ku reagimet ishin të ndryshme.

Një përdorues shkroi: “Kryeministrja e Italisë ka ndoshta mënyrën më të mirë për të treguar kur do që dikush të mbyllë gojën.”

Një tjetër komentoi: “Kjo është një turpërim i radhës për Trumpin në skenën botërore.”

Të tjerë spekuluan: “Ajo po mendonte – sa budalla është ky.”

Por pati edhe nga ata që e morën më me humor, duke thënë se Meloni e shfaqi reagimin si një “rrotullim sysh të përkëdhelur” pas komplimentit të Trumpit.

Zyra e Kryeministres italiane nuk ka komentuar lidhur me këtë video që tashmë është bërë virale. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME