Autori i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri, ia kushtoi këtë javë edicionin Festës së Kurban Bajramit dhe vlerave shqiptare të pajtimit. Në studio ishin të pranishëm pleqnarët Mark Berisha, Rrahman Lajqi, Hoxhë Xhevat Kryeziu dhe Ismet Krasniqi – Lala. Tensioni mes moderatorit dhe Makllaudit vazhdonte ende, derisa pleqnarët ndërhynë për t’i pajtuar.
Pavarësisht se Sadriu shprehu vullnetin për të paditur Makllaudin, pleqnarët insistuan që pajtimi të bëhej për hir të Besës e Bajramit – dhe ia dolën.
Shikoni momentin e rrallë kur pleqnarët ia dalin t’i pajtojnë në mes të emisionit: