“Hëna e Përgjakur”, këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga Eklipsi Hënor i 7 shtatorit

Një fenomen qiellor i rrallë pritet të ndodhë më 7 shtator 2025, teksa një Eklips Hënor në Neptun do të sjellë energji të fuqishme transformuese për shumë njerëz.

Por, sipas astrologëve, 4 shenja të horoskopit do të preken veçanërisht fort nga ky eklips: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

Hëna e përgjakur rikthehet!

Gjatë eklipsit, qielli do të ndriçohet nga e ashtuquajtura “hëna e përgjakur”, një spektakël vizual magjepsës që ndodh kur Toka ndodhet mes Diellit dhe Hënës.

Rrezet e diellit filtrohen nga atmosfera dhe hëna merr një ngjyrë të kuqe të errët, e cila, sipas astrologjisë, rrit fuqinë energjike të eklipsit dhe ndikimin e tij emocional.

Çfarë sjell ky eklips për 4 shenjat më të prekura?

Binjakët

Ky eklips është një zgjim i madh i brendshëm për binjakët. Është koha për të rishikuar prioritetet, për të festuar arritjet dhe për të ripozicionuar veten në skenën profesionale e personale. Këshilla? Prisni pak për të nisur projekte të reja – Hëna e Re do të jetë momenti i duhur për veprime të forta.

Virgjëresha

Energjitë e eklipsit nxisin rishikimin e marrëdhënieve dhe miqësive. Ju kërkohet të vendosni kufij dhe të tregoheni më selektivë me njerëzit që keni pranë. Saturni do ju ndihmojë të kuptoni kush është realisht me ju dhe kush jo.

Shigjetari

Në qendër të vëmendjes është familja dhe ekuilibri mes jetës personale dhe ambicieve. Eklipsi sjell sfida, por edhe zgjidhje. Koha ideale për të forcuar vetëbesimin dhe për të krijuar një bazë të qëndrueshme në të dyja frontet.

Peshqit

Eklipsi në planetin tuaj sundues – Neptun – sjell rilindje të fuqishme personale dhe profesionale. Është momenti për të mësuar nga e kaluara dhe për të ndërmarrë veprime që e çojnë jetën tuaj në një drejtim të ri. Saturni do të ndihmojë në vendosjen e themeleve të qëndrueshme.

Ky Eklips nuk është një ngjarje e zakonshme. Për ata që ndihen të gatshëm për të ndryshuar, ky është momenti për të lënë pas të kaluarën dhe për të përqafuar një të ardhme më të qartë dhe më të fuqishme.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME