Një gomar shtëpiak që ishte larguar nga pronarët e tij katër vjet më parë në Kaliforni është zbuluar më në fund duke jetuar në botën e egër në krye të një tufe drerësh.
Terrie e Dave Drewry, nga qyteza amerikane e Auburn, thonë se janë të bindur që gomari i filmuar nga një ekskursionist duke jetuar me drerët e egër, është kafsha e tyre shtëpiake e quajtur “Diesel”.
Çifti i shtangur thonë se gjithsesi janë të qetë që ai është mirë dhe e kanë lejuar të jetojë me familjen e tij të re të drerëve.
Diesel ishte trembur dhe larguar nga ferma gjatë një shëtitjeje me zotin Drerry pranë liqenit Clear Lake, në Kaliforni në 2019.
Disa javë kërkime nga banorët nuk dhanë rezultat, edhe pse ai ishte kapur nga një kamera statike në pyll disa muaj më vonë.
“Rrjedhimisht ne hoqëm dorë,” thotë zonja Drewry për rrjetin vendas CBS. “Nuk kishte më asnjë shenjë të tij.”
Por së fundmi, ekskursionisti Max Fennell u habit kur pa këtë muaj një tufë drerësh që jetonin dhe drejtoheshin nga një gomar, të cilin e përshkruante si “të lumtur e të shëndetshëm”, dhe postonte pamjet në rrjetet sociale.
“Ishte e mrekullueshmë që më në fund e pamë, tani e dimë që është mirë, është i lumtur e i shëndetshëm. Ishte një lehtësim për ne”, thotë zonja Drewry.
BOTA TË FUNDIT
Video / Gomari i arratisur nga ferma gjendet duke jetuar në botën e egër në krye të tufës së drerëve (fotot)
22/06/2024 15:35
Një gomar shtëpiak që ishte larguar nga pronarët e tij katër vjet më parë në Kaliforni është zbuluar më në fund duke jetuar në botën e egër në krye të një tufe drerësh.
Terrie e Dave Drewry, nga qyteza amerikane e Auburn, thonë se janë të bindur që gomari i filmuar nga një ekskursionist duke jetuar me drerët e egër, është kafsha e tyre shtëpiake e quajtur “Diesel”.
Çifti i shtangur thonë se gjithsesi janë të qetë që ai është mirë dhe e kanë lejuar të jetojë me familjen e tij të re të drerëve.
Diesel ishte trembur dhe larguar nga ferma gjatë një shëtitjeje me zotin Drerry pranë liqenit Clear Lake, në Kaliforni në 2019.
Disa javë kërkime nga banorët nuk dhanë rezultat, edhe pse ai ishte kapur nga një kamera statike në pyll disa muaj më vonë.
“Rrjedhimisht ne hoqëm dorë,” thotë zonja Drewry për rrjetin vendas CBS. “Nuk kishte më asnjë shenjë të tij.”
Por së fundmi, ekskursionisti Max Fennell u habit kur pa këtë muaj një tufë drerësh që jetonin dhe drejtoheshin nga një gomar, të cilin e përshkruante si “të lumtur e të shëndetshëm”, dhe postonte pamjet në rrjetet sociale.
“Ishte e mrekullueshmë që më në fund e pamë, tani e dimë që është mirë, është i lumtur e i shëndetshëm. Ishte një lehtësim për ne”, thotë zonja Drewry.
Tufa e drerëve të egër është parë disa kilometra larg vendit ku Diesel u zhduk herën e fundit, dhe në zonë nuk ka gomerë të egër.
“Ato janë dy krijesa krejt ndryshe nga njëra-tjetra, por duket se kanë mësuar të rrinë bashkë si në një familje,” thotë më tej zonja Drewry duke shtuar se që prej largimit të Diesel ata kanë adoptuar dy gomerë të tjerë dhe nuk kanë ndërmend të rikapin kafshën e tyre.
“Ta kapësh atë do të ishte gati e pamundur, tani ai është kthyer në një gomar të egër, ka dalë aty për të bërë atë çka ka lindur të bëjë,” shton fermerja.
Ajo informonte se Diesel është rreth tetë vjeç në një kohë kur gomarët llogaritet se mund të jetojnë deri në 40 vjet.