Eskalon situate/ Enver Cocaj: Ne e festojmë 28 Nëntorin me birra, e për hoxhallarët ju qesim urinën e Devës – Nxehet keq Hoxha: Ti je i paedukatë, bre!

Në emisionin Kojshia Show, për nder të festës së 28 Nëntorit, moderatori u përpoq të bashkonte përfaqësues të feve të ndryshme në një debat për tolerancën fetare.

Mysafirë ishin Enver Cocaj nga Lëvizja për Rikthim në fenë krishtere, Hoxhë Feim Dragusha dhe Musa Smajli – i njohur si Snajperisti i Kosharës.

Gjatë diskutimit, Enver Cocaj bëri një deklaratë që ndezi menjëherë tensionin në studio, duke thënë se “ne e festojmë 28 Nëntorin me birra, e për hoxhallarët ju qesim urinën e Devës”.

Pas kësaj, Hoxha reagoi ashpër, duke e quajtur Cocajn “të paedukatë” dhe “provokator”. Situata eskaloi për disa çaste, ndërsa moderatori ndërhyri për ta qetësuar debatin.

Për ta parë momentin e plotë, ndiqeni videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME