Askush nuk ka shpjegim se si qeni po qëndron brenda pishinës

Hiti viral në TikTok nuk pushon së kënaquri kurrë përdoruesit. Rolin kryesor e luan një qenë i quajtur “Pancake”, i cili gëzon një vend të pazakontë.

Pronari i kafshës pëlqen të publikojë fotografi, por kjo i shtyn kufijtë. Domethënë, askush nuk e ka të qartë se çfarë kërkon në fund të pishinës?!

Shikuesit janë të kënaqur dhe të shqetësuar në të njëjtën kohë. Në videon e shkurtër, një retriever i artë ulet i qetë në fund të një pishine dhe njerëzit pyesin veten se si është e mundur kjo.

Nuk ka gjasa që të ketë mësuar “të marrë frymë nën ujë”, ndaj e vetmja gjë që mbetet është se bëhet fjalë për redaktim?

“Më mirë na tregoni se çfarë po ndodh përpara se të humbasim mendjen”, ka shkruar një përdorues.

Njerëzit bënin supozime të ndryshme, ndërsa pronari i shokut me katër këmbë (me mençuri) heshti, raporton LadBible.

“Duhet të jetë një akuarium”, “Është një pishinë bosh dhe një filtër që imiton ujin”, thuhej në mesazhe.

Një person dha një përgjigje interesante se “është një vend që mund ta vizitoni. Në fund të pishinës është një dhomë me tavan xhami”.

Dhe me të vërtetë, pamjet e mbështesin këtë tezë, veçanërisht pasi tregon qenin duke e mbajtur gojën hapur dhe duke gulçuar, gjë që është e pamundur nën ujë.

Ndërkohë, pronari i “Pancake” ka publikuar më shumë video, por asnjëra prej tyre nuk sqaron sfondin e hitit viral. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here