10 misteret e pazgjidhura më të famshme në histori

Historia njerëzore është e mbushur me ngjarje dhe fenomene që sfidojnë shpjegimet e thjeshta. Nga zhdukjet të pashpjegueshme e deri te kodet të pathyeshme dhe qytete legjendare, këto enigma kanë magjepsur breza të tërë studiuesish, aventurierësh dhe njerëzish të rëndomtë, shkruan Korrespodenti.

Edhe pse teknologjia moderne ka hedhur dritë mbi shumë sekrete të së kaluarës, disa mistere mbeten të pazgjidhura, duke nxitur debate të ndryshme edhe sot e kësaj dite.

Më poshtë Korrespodenti ju paraqet 10 nga misteret e pazgjidhura më të famshme në histori:

1. Zhdukja e Amelia Earhart
Amelia Earhart ishte një pilote guximtare që u zhduk në vitin 1937 gjatë një fluturimi rreth botës. Avioni i saj humbi kontaktet mbi Oqeanin Paqësor dhe asnjë provë e qartë nuk është gjetur ndonjëherë. Disa besojnë se ajo u rrëzua, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të ketë mbijetuar në një ishull të izoluar apo edhe të jetë kapur rob. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për kërkim, e vërteta mbetet ende e panjohur.

Zhdukja e Amelia Earhar

2. Vrasësi Zodiac (The Zodiac Killer)
Vrasësi Zodiac terrorizoi Kaliforninë Veriore në fund të viteve 1960 dhe lidhet me të paktën pesë vrasje. Ai u dërgonte letra me kode sekrete gazetave, duke sfiduar policinë. Pavarësisht hetimeve mbi shumë të dyshuar dhe përdorimit të teknologjisë së re, identiteti i tij i vërtetë mbetet ende i panjohur.

Vrasësi Zodiac (The Zodiac Killer)

3. Trekëndëshi i Bermudës
Trekëndëshi i Bermudës është një zonë në Oqeanin Atlantik ku shumë anije dhe avionë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Raste të famshme si Fluturimi 19 dhe anija USS Cyclops mbeten ende të pazgjidhura. Shkencëtarët mendojnë se shkaqe natyrore si ndryshimet magnetike apo valët gjigante mund t’i shpjegojnë këto ngjarje, por disa besojnë në arsye më të pazakonta.

rekëndëshi i Bermudës

4. Identiteti i Xhek Rrjepësit (Jack the Ripper)
Xhek Rrjepësi (Jack the Ripper) tmerroi Londrën në vitin 1888 duke vrarë të paktën pesë gra. Pavarësisht një kërkimi të gjerë policor, vrasësi nuk u gjet kurrë. Shumë njerëz, përfshirë një mjek dhe një anëtar të familjes mbretërore, ishin në mesin ë të dyshuarve. Historia e tij ka frymëzuar shumë libra e filma. Testet e reja të ADN-së kanë ofruar disa të dhëna, por misteri mbetet ende i pazgjidhur.

Identiteti i Xhek Rrjepësit (Jack the Ripper)

5. Dorëshkrimi Voinich (The Voynich Manuscript)
Dorëshkrimi Voinich (The Voynich Manuscript) është një libër i çuditshëm i shekullit të 15-të, i shkruar në një gjuhë të panjohur. Ai përmban vizatime të veçanta bimësh, yjesh dhe njerëzish lakuriq. Shumë ekspertë dhe programe kompjuterike janë përpjekur ta kuptojnë, por kuptimi i tij mbetet ende një mister. Ky libër mbetet një enigmë që vazhdon të tërheqë interes edhe në ditët e sotme.

Dorëshkrimi Voinich (The Voynich Manuscript)

6. Qyteti i Humbur i Atlantidës
Atlantida është një histori e famshme e treguar nga Platoni për një qytetërim të fuqishëm që u zhduk nën oqean. Disa njerëz mendojnë se është thjesht një legjendë, ndërsa të tjerë besojnë se ka ekzistuar vërtetë. Shumë kanë kërkuar për vendndodhjen e saj, si në Mesdhe apo Karaibe, por asnjë provë e qartë nuk është gjetur.

Qyteti i Humbur i Atlantidës

7. Misteri i Vijave të Nazkës
Vijat e Nazkës janë vizatime gjigante në shkretëtirën e Perusë që paraqesin kafshë dhe forma gjeometrike. Ato janë krijuar shumë kohë më parë dhe mund të shihen plotësisht vetëm nga qielli. Ende nuk dihet pse janë bërë – disa thonë për të ndjekur yjet, të tjerë mendojnë se ishin për rituale fetare. Shkencëtarët vazhdojnë t’i studiojnë, por qëllimi i tyre i vërtetë mbetet mister.

Misteri i Vijave të Nazkës

8. Sinjali “Wow!”
Në vitin 1977, një radio-teleskop kapi një sinjal të shkurtër dhe të pazakontë nga hapësira që zgjati rreth një minutë. I quajtur “Sinjali Wow!”, ai nuk është zbuluar më kurrë, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Disa mendojnë se mund të jetë një mesazh nga jashtëtokësorët, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një fenomen natyror ose një interferencë nga Toka.

Sinjali “Wow!”

9. Varri i Kleopatrës
Varri i Kleopatrës mbetet një mister që shumë njerëz dëshirojnë ta zgjidhin. Tregimet thonë se ajo dhe Mark Antoni u varrosën së bashku në një varr madhështor pranë një tempulli të perëndeshës Isis. Shumë njerëz e kanë kërkuar atë, sidomos pranë Aleksandrisë, por askush nuk e ka gjetur. Ekspertët mendojnë se varri mund të jetë i fshehur ose i dëmtuar, nëse ekziston ende.

9. Varri i Kleopatrës

10. Misteri i Vrasjes së John F. Kennedy
Më 22 nëntor 1963, Presidenti John F. Kennedy u qëllua për vdekje në Dallas. Për vrasjen u fajësua Lee Harvey Oswald, por shumë besojnë se në këtë ngjarje morën pjesë edhe persona të tjerë. Dy ditë më vonë, vetë Oswald u vra nga Jack Ruby përpara se të dilte në gjyq. Një nga detajet më intriguese të kësaj ngjarjeje është prania e një gruaje të paidentifikuar, e njohur si “Zonja Babushka”, për shkak të shamisë që mbante në kokë. Ajo u pa duke filmuar ngjarjen nga një kënd shumë i favorshëm, por as ajo dhe as filmi i saj nuk u identifikuan kurrë, duke shtuar një tjetër shtresë misteri. Shumë njerëz ende e vënë në dyshim versionin zyrtar dhe ekzistojnë teori të ndryshme. Meqenëse gjetja e provave të reja është pothuajse e pamundur, e vërteta e plotë mund të mos zbulohet kurrë. /Përgatiti: Korrespodenti

10. Misteri i Vrasjes së John F. Kennedy

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME