“Vetëm 91 km e gëzova” – Mërgimtari e aksidenton veturën dhe pozon para saj

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një veturë të aksidentuar në skaj të rrugës, pranë së cilës shihet një person duke pozuar me duart lart në formë simbolike.

Disa portale vendore e kanë shpërndarë këtë imazh, duke raportuar se personi në foto është pronari i veturës dhe se ka shkruar: “Para 2 orëve e blejta, vetëm 91 km e gëzova!”.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një mërgimtar, megjithëse identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Deri më tani, nuk është konfirmuar autenciteti i fotografisë, as vendndodhja apo koha e saktë e ngjarjes. Po ashtu, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet lidhur me rastin.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, nga komente ironike deri te shprehje mbështetjeje, shkruan Korrespodenti.

“Shyqyr që ke pshtu, e blen tjetrën – llaster asht, s’është sen ma shumë”, ka shkruar një komentues me ironi.

Ndërkohë, një tjetër ka reaguar me humor: “Fort mirë ja paska ba, e paska rahatu, plus nuk hargjon ma – jo benzina, jo serviset. I hyp biçikletës edhe vazhdon, hahaha.”

Në mesin e komenteve, ka pasur edhe mesazhe motivuese: “Gëzoju shëndetit që ta la Zoti, ajo është një copë llamarine – do e ndërtosh prapë apo s’do e ndërtosh, s’ka rëndësi.” /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here