18.4 C
Pristina
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Një çift rus arrestohet për propozim martese në metro

Propozimi i një burri rus i identifikuar si Evgeny, për të dashurën e tij, në një stacion metroje në Moskë, u shkatërrua pasi u arrestuan dhe u akuzuan për “huliganizëm të vogël”.

Mediat raportojnë se të nesërmen, Evgeny dhe e fejuara e tij u vizituan nga policia në vendin e tyre të punës.

Atyre iu kërkua të vizitonin stacionin lokal të policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne thamë që nuk kishte alkool, gjithçka ndodhi normalisht dhe në mënyrë civile”, tha Evgeny. Dyshja shkroi shënime shpjeguese, por nuk shkuan në departamentin e policisë.

“Ata thanë se ne po pengonim qarkullimin e pasagjerëve në platformë…”, ka shtuar Evgeny.

Mediat vënë në pah se Evgeny u dërgua në izolim, ndërsa e fejuara e tij u gjobit me 1000 rubla (11 dollarë) dhe u burgos për pesë ditë.

Newsweek shkruan se ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Rusisë për shpjegim përmes emailit.

Ndryshe, kodi ligjor rus identifikon dy lloje të huliganizmit – të vogël dhe kriminal.

Ky nuk është rasti i vetëm i dënuar për “huliganizëm të vogël”.

Bëhet e ditur nga mediat se në vitin 2020, Pyotr Verzilov, një aktivist anti-Kremlin, u dënua nga një gjykatë në Moskë për huliganizëm të vogël për sharje në publik.

Ai u burgos për 15 ditë për këtë vepër. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights