Gjyshja nga publiku tërhoqi vëmendjen me lëvizjet e saj të kërcimit në koncertin e 50 Cent

Reperi 50 Cent së fundmi performoi në “Resorts World Arena” në Birmingham dhe një gjyshe që kërcente me këngët e tij tërhoqi vëmendjen.

Videoja tregon një grua të moshuar në audiencë duke tundur krahët për këngën “Ayo Technology” të vitit 2007, e cila u shpërnda nga 50 Cent në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Gati 15,000 njerëz shijuan hitet e tij më të mëdha si “In Da Club”, Candy Shop” dhe “Just A Lil Bit”, por një gjyshe në turmë ishte ylli i performancës së tij.

“Deri më tani personi më i mirë në shfaqjen time sonte, ajo vallëzoi me mua. Shfaqja e dytë në Birmingham”, ka shkruar reperi në postimin e tij në Instagram. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights