Studentët fituan më shumë se $6 milionë në llotari kur gjetën mënyrën sesi ‘mundej sistemi’

Një ish-student i Universitetit të Princeton në SHBA dhe kolegët e tij janë bërë të pasur me fitime milionere në llotari pasi duket se kanë gjetur mënyrën “për të mundur sistemin”.

Grupi i të diplomuarve siguruan 66 bileta fituese në katër shtete amerikane me fitime totale prej 6 milionë dollarë, por suksesi i tyre dukej se vinte vetëm nga fati.

Gjithsesi spekulime të shumta nisën të lindnin rreth grupit të përbërë nga Manuel Montori IV, Matthew Gibbons, Hannah Davinroy e Zow Buonaiuto, se ata mund të kishin gjetur strategjinë për të mundur sistemin duke siguruar biletat fituese.

Katërshja kishin blerë qindra bileta nga pika të ndryshme të përhapura në katër shtete si Indiana, Missouri, Washington e Columbia, mes të cilave ishte dhe bileta e lerë nga Montori në Missouri e cila fitoi çmimin gjigant prej 5 milionë dollarë në vitin 2020.

Montori kishte gjithashtu një biletë tjetër fituese të $100,000.

Megjithëse shumë hidhnin dyshime mbi ligjshmërinë e aktivitetet të tyre, nuk kishte prova për shkelje të ligjit.

Grupi kishte dalë duke blerë qindra bileta llotarie që kushtonin mijëra dollarë.

Phillip Stark, Profesor statistike në Universitetin e Kaliforni, tha për rrjetin Good Morning America: “Ata janë ose njerëzit më me fat në botë, ose kanë gjetur një mënyrë për të mundur sistemin”.

Ndjeja e tyre ndaj biletave fituese përfshinte shpenzime të shumta me blerje në dhjetra mijëra dollarë në vendndodhje të ndryshme.

Megjithë strategjinë në dukje, ekspertët thonë se nuk ka siguri për gjasat e fitimit dhe këshillonin njerëzit të mos merrnin shembullin e tyre pasi do të pësonin humbje të konsiderueshme financiare.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here