Modelet më të fundit të veturave nga disa prej prodhuesve më të mëdhenj në botë janë sjellë të gjitha nën një çati në ‘Silicon Valley Auto Show 2025’.
Shfaqja e veturave, që filloi të premten dhe përfundon sot, mbahet në Qendrën e Konventave në Santa Clara të Kalifornisë dhe ofron një vështrim për të ardhmen e veturave.Në këtë ngjarje u prezantua një gamë e gjerë e veturave nga prodhues të klasit botëror, përfshirë Acura, Mercedes-Benz, Tesla, Porsche, Toyota, Land Rover dhe shumë të tjera.
Një pikë kryesore në shfaqje ishte mjeti i parë fluturues në botë i zhvilluar nga kompania ALEF, një automjet inovativ që shënoi një hap të rëndësishëm përpara në transportin personal ajror. kompania planifikon të fillojë prodhimin dhe të nisë dërgesat e para në fund të vitit 2025.
Ngjarja ka rezultuar të jetë një përvojë emocionuese për entuziastët e veturave dhe novatorët e teknologjisë, duke shfaqur përparimet më të fundit në vetura dhe në të ardhmen e transportit.